23 sezone në NBA, James vendos rekordin e ri
19 nëntor 2025
| 11:13
LeBron James ka vendosur një rekord të ri në NBA.
40-vjeçari të martën mbrëma ka nisur stinorin e tij të 23-të në ligën NBA, duke u bërë lojtari me karrierën më të gjatë në ligën më të fortë të basketbollit.
Ai luajti 30 minuta në fitoren 140:126 të LA Lakersit ndaj Utah Jazzit. James realizoi 11 pikë, 12 asistime e tri kërcime.
Luka Donçiq ishte më efikasi me 37 pikë e 10 asistime.
Para ndeshjes të së martës, James ndante rekordin me Vince Carterin, që luajti 22 stinorë në NBA nga viti 1998 deri më 2000.
Spikeri në arenë të martën mbrëma njoftoi për arritjen e Jamesit gjatë çerekut të partë, ndërsa pati ovacione. Po ashtu u shfaq edhe në monitor gjigant arritja.
James mban rekordin për më së tepërmi minuta të luajtur në stinor të rregullt, 59 mijë e 70. Më së tepërmi pikë të shënuara në stinor të rregullt, 42 mijë e 195.



