23-vjeçari që humbi jetën pas përplasjes me motor

19 mars 2026 | 08:16

Florent Tahiri është 23-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik të mërkurën në Vranidoll të Prishtinës.

I riu u vetaksidentua rëndë me motoçikletë, ndërsa vdekjen e tij e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Miq e familjarë kanë shkruar fjalë të ndjera për Florentin, ndërsa nuk është bërë ende e ditur se kur do bëhet varrimi i tij.

Ndryshe, rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 4%…