24 kandidatët më të votuar të PDK-së që pritet të sigurojnë ulëse në Kuvend

11 qershor 2026 | 22:38

Kanë mbetur edhe pak më shumë se 10 për qind e votave pa u numëruar nga procesi zgjedhor i 7 qershorit 2026.

Nga rreth 90 për qind e votave të numëruara në vendvotimet e rregullta, tashmë mund të shihet se cilët kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë siguruar mbështetjen më të madhe të elektoratit dhe cilët emra pritet të jenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Pa u numëruar kanë mbetur një pjesë e votave nga vendvotimet e rregullta, si dhe votat me kusht, votat nga misionet diplomatike, votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Deri më tani janë numëruar votat e 2,230 vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në Kosovë.

Sipas rezultateve aktuale, PDK-ja, si subjekti i dytë me më së shumti vota, ka siguruar 24 mandate në Kuvend.

Megjithatë, për shkak të kuotës gjinore dhe numërimit të votave të mbetura, renditja në fund të listës mund të pësojë ndryshime deri në përfundimin e procesit.

Bazuar në votat e deritanishme, këta janë 24 kandidatët më të votuar të PDK-së:

  1. Bedri Hamza – 105,755 vota
  2. Përparim Gruda – 64,790 vota
  3. Arian Tahiri – 56,511 vota
  4. Uran Ismaili – 50,983 vota
  5. Vlora Çitaku – 34,932 vota
  6. Sala Jashari – 34,921 vota
  7. Ganimete Musliu – 26,931 vota
  8. Arben Mustafa – 24,471 vota
  9. Rrahman Rama – 24,246 vota
  10. Enver Hoxhaj – 24,168 vota
  11. Mërgim Lushtaku – 23,756 vota
  12. Elmi Reçica – 20,560 vota
  13. Jakup Nura – 19,782 vota
  14. Besa Kabashi Ramaj – 19,056 vota
  15. Altin Krasniqi – 19,007 vota
  16. Eman Rrahmani – 18,615 vota
  17. Fadil Demaku – 18,307 vota
  18. Bekim Haxhiu – 17,283 vota
  19. Artan Behrami – 17,244 vota
  20. Blerta Deliu-Kodra – 16,609 vota
  21. Hajdar Beqa – 16,130 vota
  22. Adriatik Berisha – 15,960 vota
  23. Xhavit Haliti – 15,945 vota
  24. Rrustem Mustafa – 15,720 vota

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga mbi 90 % e votave të numëruara në vendvotimet…