
24 mijë nxënës iu nënshtruan sot Testit të Arritshmërisë
24 mijë nxënës i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë në të gjitha komunat e Kosovës.
MAShT ka njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka organizuar Testin e Arritshmërisë i cili është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara.Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.