24-shi i Vetëvendosjes ia uron ditëlindjen 12-shit

24 dhjetor 2025 | 12:03

Kandidati për deputet Hysen Durmishi, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 24, ia ka uruar ditëlindjen Arben Vitisë, kandidatit tjetër për deputet nga Vetëvendosje që garon me numrin 12. “Sot 24/12 (24 dhjetor) – Gëzuar ditëlindjen miku im i dashur Arben Vitia!”, ka shkruar Durmishi në urimin e tij.

Kujtojmë se si Hysen Durmishi ashtu edhe Arben Vitia janë ministra në detyrë në Qeverinë e Kosovës dhe të dy vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Durmishi ushtron funksionin e Ministrit të Infrastrukturës në detyrë, ndërsa Vitia është Ministër i Shëndetësisë në detyrë.

#24 Hysen Durmishi

#12 Arben Vitia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,…