24 të vdekur dhe 1 029 raste të reja me Covid

08 shtator 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 24 persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 1 029 raste të reja me koronavirus.

“Nga 13 084 testime, 1 029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3 266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është  126 409. Në total numri i rasteve aktive është 22 223”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Adile Lushtaku, nëna e nënkryetarit të Komunës…