24-vjetori i ndarjes nga jeta të Anton Çettës

03 nëntor 2019 | 11:04

Sot bëhen 24 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.

Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

Në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes.

Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në…