
241 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Indi
12 qershor 2025
| 23:34
Air India ka konfirmuar se nga 242 personat në bordin e avionit të saj që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë, të gjithë vdiqën përveç një personi.
I mbijetuari i vetëm është një shtetas britanik me origjinë indiane.
“Me keqardhje ju njoftojmë se nga 242 persona në bord, 241 janë konfirmuar viktima. I mbijetuari i vetëm po trajtohet në spital”, tha Air India në një deklaratë.
Në avion ishin 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.
Pasagjerët përbëheshin nga 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, 7 shtetas portugezë dhe 1 shtetas kanadez.
Theksojmë se nga përplasja e avionit me një spital civil u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë, mes tyre ishin dhe disa studentë.