Në Gjermani mbahet samiti për konfliktin në Libi

19 janar 2020 | 17:25

Përfaqësuesit e mbi dhjetë vendeve, përfshirë Turqinë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë janë mbledhur sot në Berlin, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Libi dhe për të parandaluar, atë që shumë besojnë se mund të jetë një valë e re e refugjatëve.

Kina, Britania, Italia, Franca, Egjipti, Algjeria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po ashtu kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në këtë samit, nikoqir i së cilit është kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bashkëkryetarë të Samitit të Berlinit për Libinë, kanë përshëndetur mysafirët e tyre në hyrjen e Kancelarisë Federale.

Përpara konferencës, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka pasur një takim dypalësh me kryeministrin e njohur ndërkombëtarisht të Libisë, Fayez al-Sarraj, i cili i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtarë të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për të ndaluar ofensivën ushtarake të gjeneralit puçist, Khalifa Haftar.

Që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-liderit libian, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, një në lindje të Libisë, e cila mbështetet kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në kryeqytetin Tripoli të vendit, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Më 12 janar, palët ndërluftuese në konfliktin libian kanë njoftuar një armëpushim si përgjigje ndaj thirrjes së presidentëve të Turqisë dhe Rusisë.

Megjithatë bisedimet për një armëpushim të përhershëm kanë marrë fund pa marrëveshje të hënën, pasi Khalifa Haftar, kreu i forcave të jashtëligjshme në lindje të Libisë është larguar pa e nënshkruar tekstin e hartuar gjatë negociatave në Moskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet në qendrat grumbulluese për pemë e perime, kanë lehtësuar…