
249 raste të reja me Covid dhe 274 persona të shëruar në 24 orët e fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 249 raste të reja me Covid.
Po ashtu, Zemaj ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 274 persona nga Covidi.
“Brenda 24 orëve, nga 2 291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid-19. Krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën ant-Covid, që do të ndodh shpejt”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Statusi i plotë i Zemajt:
Të nderuar qytetarë,
Ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10.8 për qind, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë.
Brenda 24 orëve, nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid 19.
Krahas menaxhimit të suksesshëm të pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën anti-Covid, që do të ndodh shpejt.
Na duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit.
Po vazhdojmë të jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet që investojnë më shumë në shëndetësi dhe pretendojnë se kanë traditë dhe sistem më të avancuar shëndetësor.
Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin teknik për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë.
Bashkë ia dalim!