Sonte Ponte Prizreni – Ylli, të dielën derbi Peja – Bashkimi

07 shkurt 2020 | 13:48

Java e 25-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë shumë ndeshje interesante. Takimi i parë do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit vendit të tretë, përkatësisht të katërt.

Prizreni ka 13 fitore dhe nëntë humbje, derisa Ylli 15 fitore dhe gjashtë humbje, ku nuk ka pësuar asnjë humbje në stinorin pranveror. Sonte (e premte) në mbrëmje do të përballen rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Trepça. Prishtinasit nga 21 ndeshje kanë 16 fitore dhe pesë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore dhe 16 humbje.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Feronikelit dhe Lipjanit. Skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 16 humbje, aq sa Trepça dhe ka synim të jetë pjesë e elitës, kurse lipjanasit kanë një fitore dhe 21 humbje. Java e 25-të do të përmbyllet me derbin ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje, kurse Bashkimi 13 fitore dhe nëntë humbje. Të dyja skuadrat shpresojnë ta përmbyllin kampionatin sa më lart. Rahoveci pushon në këtë xhiro. Takimet zhvillohen të premten dhe të shtunën, për shkak se të martën fillon Final 8.

Superliga – Java 25

Të premten takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Trepça

Të shtunën takohen:
17:00 Feronikeli – Lipjani
19:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se të premten të gjitha…