25 kompanitë më të mira për të punuar në 2019

10 tetor 2019 | 12:15

“Cisco” është kompania më e mirë për të punuar në nivel botëror. Ky është rezultati i klasifikimit të “Great Place to Work”, për vitin 2019, që i’u referohet vendeve të punës në nivel global. Analiza dhe studimi i klimës së kompanisë përfshiu më shumë se 8 mijë kompani dhe më shumë se 12 milionë punonjës në të gjithë botën.

Në krye të klasifikimit, është “Cisco”, kompania që vepron në sektorin e Teknologjisë së Informacionit. Në vend të dytë, “Hilton”, një ndër aktorët më të mëdhenj në sektorin e hotelerisë dhe akomodimit. “Salesforce”, kompani që vepron në sektorin Teknologjisë së Informacionit, e cila vitin e kaluar kryesonte klasifikimin, këtë vit zbret në vendin e tretë.

Sa i përket larmishmërisë së sektorëve mes 25 kompanive, sektori i “Teknologjisë së Informacionit” përfaqësohet me 8 kompani; “Shërbimet financiare dhe siguracione”, 4 kompani; “Shërbimet profesionale”, 3 kompani; Asistencë shëndetësore, bioteknologji, produkte farmaceutike dhe prodhim, 2 kompani për secilin sektor.

Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet më të përfaqësuara, 13 kompani, ndjekur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, secili vend përfaqësohet me nga 2 kompani. /Monitor.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe…