25-shi, Artan Nimani: Reka e Keqe mbështet fuqishëm Koalicionin për Kosovën fituese 137!

24 janar 2025 | 21:37

Kandidati për deputet  i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Artan Nimani i cili garon me numrin 25, ka njoftuar për tubimin e radhës në fshatrat e Rekës së Keqe.

Nga ky vend, Nimani ka thënë se kanë marrë mbështetje të fuqishme për Koalicionin për Kosovën fituese 137.

“Reka e Keqe mbështet fuqishëm Koalicionin për Kosovën fituese 137! Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme”, ka shkruar Nimani.

Postimi i plotë:

Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme.

Sonte, në një takim madhështor, banorët u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK me numrin 137 dhe kandidaturën time me numrin 25 në listën fituese.

Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve.

#Me137 #Me25 #PërKosovënFituese

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, ka takuar banorët e fshatit…