25-vjeçari vdes pas aksidentit me motor në Tepelenë
29 tetor 2025
| 08:34
Një 25-vjeçar ka vdekur në Shqipëri si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur derisa ai ishte duke drejtuar motoçikletën.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se i riu, me inicialet E.Q., ka humbur jetën mbrëmë, derisa ishte duke u trajtuar në spital.
“Pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë–Bënç, shtetasi E.Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar e është dërguar në spital për ndihmë mjekësore,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



