25 vjet nga beteja e Morinës, familjarët e dëshmorëve të zhgënjyer me institucionet shtetërore

07 korrik 2023 | 22:53

Janë bërë 25 vjet që nga zhvillimi i njërës nga betejat e para të luftës në Kosovë.

Më 7 korrik 1998 në fshatin më të afërt me kufirin me Shqipërinë, në Morinë ranë 6 dëshmorë. Por, më keq e pësuan armiqtë që pësuan humbje të mëdha nga kjo betejë që kishte për qëllim prishjen e korridorit përmes së cilës furnizoheshin me armë ushtarakët kosovarë.

Familjarët e luftarakëve thanë se në këtë ditë zakonisht ndjejnë dhimbje e krenari. Por, kësaj radhe të njëjtit kanë edhe zhgënjim.

Kjo pasi të njëjtit thanë se kanë bërë ftesa zyrtare në presidencë e qeveri që dikush nga ta të jetë pjesëmarrës në homazhe nëpër përvjetorë, por sipas tyre një gjë e tillë nuk ndodhi ende.

https://youtu.be/fQML5SayOVc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka mbështetur protestat…