25 vjet nga masakra që Serbia kreu ndaj shqiptarëve në Korishë

13 maj 2024 | 08:54

Sot, 13 maj, mbushen 25 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë të Prizrenit, e njohur si masakra e tmerrshme që u shkaktua nga ushtria dhe policia serbe ndaj popullsisë shqiptare të pafajshme në këtë zonë.

Më 13 maj 1999, forcat serbe ndaluan dhe masakruan civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre. Prej tyre, 14 ishin fëmijë.

Në nderim të këtyre të rënëve të pafajshëm pas luftës, u ngrit Memoriali i Martirëve në Korishë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar Ditën e Martirëve në Korishë.

“Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë,” shkruan Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se Shtetet e…