250 ndeshje në Premier League për Granit Xhakën, Sunderland me dedikim për të
04 mars 2026
| 14:31
Granit Xhaka ka bërë paraqitjen e tij të 250 në Premier League të Anglisë të martën mbrëma. Ai është inkuadruar në minutën e 56-të në ndeshjen që Sunderlandi e ka fituar në udhëtim ndaj Leedsit.
Sunderlandi me fitore i ka dhnënë fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore në Premier League.
“Një numër rekord paraqitjesh në Premier League për Granit Xhakën”, ka shkruar Sunderlandi në rrjetet sociale.
Xhaka është kapiten i Sunderlandit.
Ekipit anglez, Xhaka i është bashkuar në verën e vitit 2025 nga Bayer Leverkuseni.
Në 250 ndeshje ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 29 herë.
Në Angli ka luajtur gjatë edhe për Arsenalin.



