250 vjet liri, demokraci dhe udhëheqje në mbrojtje të vlerave të botës së lirë
30 qershor 2026
| 22:17
Në këtë ditë të veçantë, urojmë nga zemra popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për ne, SHBA-ja është shumë më tepër se një aleate. Është miku ynë më i madh, që qëndroi pranë Kosovës në ditët më të vështira dhe dha kontribut vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë.
Mirënjohja e popullit të Kosovës për Amerikën nuk është vetëm pjesë e historisë sonë – është një obligim brezash dhe një dëshmi e një miqësie që nuk zbehet kurrë.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën!
Urime Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!



