
Kontrabanda në veri, kapën mbi 8 500 litra pije joalkoolike
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se oficerët doganorë, respektivisht njësitë anti-kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në veri të Mitrovicës kanë kapur një maune, e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve joalkoolike mbi 8 500 litra.
“Oficerët doganorë gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 litra, gjithsejtë 8 553 60 litra. Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme. Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.