
26 524 raste aktive me Covid në Kosovë
02 shtator 2021
| 15:42
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 26 524 raste të reja me Covid.
“Nga 13 953 testime, 1 612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2 460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471. Në total numri i rasteve aktive është 26 524”, ka njoftuar MSh-ja.