26 vjet nga masakra në burgun e Dubravës, Haradinaj: Rruga e lirisë ishte e gjatë dhe me sakrifica

22 maj 2025 | 11:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në masakrën e burgut të Dubravës, duke thënë se rruga drejt lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica

Haradinaj ka thënë se masakra e Dubravës ka zbardhur fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik.

Po ashtu, Haradinaj ka përkujtuar edhe masakrën e 22 majit në Vushtrri.

“Nga 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës ndodhi një nga krimet më makabre që pushtuesi serb kreu ndaj shqiptarëve, mbi 130 të burgosur u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik. 22 maji 1999 na rikthen në kujtesë një tjetër akt barbar, masakrën në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan burra, gra, pleq e fëmijë, pa dallim. Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën ‘22 Maji’ u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën për të vërtetën. Kosova nuk harron! Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht kritikave, portieri danez, Kasper Schmeichel do të vijojë të…