26 vjet që nga “Epopeja e Çabratit”

07 maj 2025 | 09:12

Në Gjakovë sot përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së fundit në Kosovë, ku dhjetëra dëshmorë dhe martirë të kombit u flijuan për lirinë e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999 janë të paharruara për qytetarët e Gjakovës, të cilët atëbotë përjetuan luftime të ashpra mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, përfshirë ushtrinë, policinë dhe paramilitarët.

Kjo betejë mbetet e veçantë për nga misioni që kishin luftëtarët e lirisë – mbrojtja e mijëra civilëve brenda qytetit të Gjakovës nga një ofensivë e egër dhe e pamëshirshme.

Në luftimet e Epopesë së Çabratit kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë të pafajshëm. Për më tepër, më datat 7 dhe 8 maj, janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje, një plagë ende e hapur për komunitetin lokal dhe tërë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kardinalë nga e gjithë bota po mblidhen në Romë për…