26-vjetori i çlirimit: A kishit besuar që Kosova sot do të ishte në kaos politik, ekonomik e ekzistencial?

12 qershor 2025 | 16:50

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, përmes një postimi në “Facebook”, ka shtruar disa pyetje në përvjetorin e 26 të çlirimit të vendit, të cilat lidhen me situatën politike e atë ekonomike në Kosovë.

Deda në reagimin e tij, ka pyetur se a do të kishin besuar qytetarët e vendit që pas 26 vitesh, Kosova do të gjendej në “kaos absolut politik, institucional, ekonomik dhe ekzistencial”’.

I njëjti ka shtruar pyetjen edhe se nëse ndokush do kishte besuar që në këtë përvjetor lirie, gati 200 mijë punëtorë të sektorit privat mund të mbesin pa punë, gjë e cila mund të ndodh siç ka thënë Deda, për shkak të politikave të qeverisë.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Disa pyetje në këtë përvjetor lirie

A do të kishit besu në verën e vitit 1999 që 26 vjet më vonë Kosova do jetë në këtë gjendje, ku me vullnet te vetin ngulfatet në kriza të mëdha të brendshme?

A kishit besu që 26 vjet më vonë Kosova do të gjente veten në kaos absolut  politik, institucional, ekonomik dhe egzistencial?

Apo, që 26 vjet më vonë do të jemi arrogant e shpërfillës me ata që na shpëtuan nga zhdukja?

A do të kishit besu që njëri nga liderët e vendit do të abuzoj dhe keqpërdor me arbitraritet me pushtet, dhe që me këmbëngulësi do të shtyjë Kosovën drejt irrelevancës politike?

Apo, që tjetri do të shpik arsye e bën gjithçka përpos të shkoj të vetmes rrugë përpara që garanton përparim të Kosovës?

Apo, që në vend të opozitës do të protestojnë bizneset të cilat qeveria i ka sjell pranë bankrotit?

Apo, që gati 200 mijë punëtorë të sektorit privat mund të mbesin pa punë për shkak të politikave të qeverisë?

Apo, që opozita do të jetë aq inerte e që në vend të saj në studio televizive do të debatojnë analistë, opinionistë e gazetarë?

Apo, që do të jemi në paradoks ku akterët politik e publik, të qeverisë e një pjese të opozitës e akuzojnë njëri tjetrin që punojnë për Serbinë?

Apo, që të gjithë ata që kanë përgjegjësi do të ikin prej saj?

Natyrisht që askush nuk kish besu. Po ja që e pabesueshmja po ndodhka me gjithë vrazhdësinë e vet, para syve tanë e me pjesëmarrjen tanë.

“Ishalla bohet mirë” nuk funksionon. “Hajt se bohët mirë” nuk bëhet vetvetiu.

Nëse 5 muajt e fundit nuk mjaftojnë për zgjim kolektiv, vetëm mund ti paramendojmë 26 vjetët para nesh. Por, pa zgjim nuk do të “bohët mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke…