
26-vjetori i çlirimit të Kosovës, Vengu: Sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën
12 qershor 2025
| 13:49
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, Ditën e Çlirimit të Kosovës.
“Sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën. Çdo hap i trupave të NATO-s në Kosovë ishte një hap drejt jetës, lirisë dhe dinjitetit”, ka shkruar Vengu në platformën “X”.
Sot 26 vjet më parë, forcat e NATO-s hyn në Kosovë, duke i larguar kështu forcat e Millosheviqit nga vendi ynë.