260 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës për tri fshatra në Lipjan

01 shtator 2021 | 13:35

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e projekteve për asfaltimin, rregullimin e rrugëve dhe ndriçimit publik për fshatrat Rubofc i Madh, Rubofc i Vogël, Kojskë dhe ndërtimi rrugës rreth hekurudhës.

Ky investim është në vlerë 260 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.

“Jam i lumtur që sot bashkë me ministrin e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kemi nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për financimin e projekteve për asfaltimin, rregullimin e rrugëve dhe ndriçimit publik për fshatrat Rubofc i Madh, Rubofc i Vogël, Kojskë dhe ndërtimi rrugës rreth hekurudhës. Ky është një projekt shumë i nevojshëm dhe po bëhet kompletimi i infrastrukturës moderne në këto fshatra”, ka thënë kryetari Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë angazhimet e…