28 punëtorë të Klinikës Emergjente në QKUK të infektuar me Covid

12 gusht 2020 | 08:37

Klinika Emergjente që nga fillimi i pandemisë ka ofruar shërbime mjekësore emergjente për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasur nevojë. Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 28 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë, ka njoftuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai tha se në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70 %  janë të prekur me koronavirus, ndërsa 30 % janë raste aksidentale dhe traumatike.

“Në Klinikën Emergjente janë 28 persona të prekur me koronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe pesë mjekë. Shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e izolimit dhe pas konfirmimit të testit me koronavirus janë kthyer në vendet e punës. Përkundër kësaj, ende nuk ka rënë motivimi në Klinikën Emergjente në krahasim me shërbimet e tjera. Në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70 % i kemi me koronavirus, 30 % janë raste aksidentale dhe traumatike”, ka treguar Lenjani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ky ishte kryeministër,…