28 raste të reja me Covid në Kosovë
22 korrik 2021
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 28 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi edhe 18 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 999 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333 705 doza të vaksinës. Deri më sot 99 377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 575. Në total numri i rasteve aktive është 114”, ka njoftuar MSh-ja.



