28-shi i PDK-së, Hajdar Beqa merr përkrahje edhe në Prizren
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka vizituar sot Prizrenin, ku është takuar me mbështetës dhe simpatizantë të subjektit të tij politik. Beqa, i cili garon me numrin 28 në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, u shpreh se në Prizren ka hasur në përkrahje të madhe për vizionin e ndryshimit që, sipas tij, po ofron partia.
“Prizreni, si çdo herë, po bashkohet fuqishëm rreth vizionit për ndryshim. Mbështetje për mua si kandidat për deputet, si dhe për Bedri Hamzën si kryeministër në ardhje,” ka shkruar Beqa në llogarinë e tij në Facebook. Vizita e Beqës vjen në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore të PDK-së, të cilat janë intensifikuar me afrimin e ditës së votimit.



