28-vjeçari gjendet pa shenja jete në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

15 mars 2026 | 23:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të lidhen me vetëvrasje.

Viktima është I. N, i cili sipas informacioneve fillestare është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme. Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të dalin me konfirmim zyrtar pas verifikimeve të nevojshme.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa rasti është në fazën fillestare të trajtimit.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se po shqyrtohet pista e vetëvrasjes, megjithatë kjo mbetet të konfirmohet nga hetimet zyrtare.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet për procedurat e mëtejme mjeko-ligjore, ndërsa organet kompetente po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e…