28 vjet nga krismat e lirisë në Smolicë – nderim për toger Afrim Bashën

14 shkurt 2026 | 13:44

Njëri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Bajram Ahmeti nga Smolica e Gjakovës, ka ndarë një kujtim dhe mirënjohje për bashkëluftëtarin e tij, toger Afrim Basha.

Ai ka shkruar se pijtën një kafe dhe bashkëbiseduan me Afrim Bashën, të cilin e cilësoi si një ndër luftëtarët më të zotë që pati UÇK-ja, si dhe pjesëmarrës në luftën e Kroacisë dhe atë të Bosnjës. Sipas tij, për pak ditë bëhen 28 vjet kur “Abi”, si epror i lartë ushtarak, së bashku me Naim Malokun, erdhën në Smolicë për t’i bashkuar krismat e pushkëve të lirisë me djemtë më të mirë të Rekës së Keqe, Dukagjinit dhe gjithë Kosovës.

“Një mirënjohje modeste për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri”, ka shkruar Ahmeti, duke vlerësuar rolin dhe sakrificën e bashkëluftëtarit të tij në rrugëtimin për çlirim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka…