28 vjet nga revolucioni i ndryshimit

01 tetor 2025 | 08:31

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga të cilat studentët ishin dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në fillim të viteve të ’90.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi planprogramin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për ta shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi nuk është luks-është nevojë për Prizrenin! Këtë ndryshim mund…