28 vjetori i Epopesë së UÇK-së, sot mblidhet qeveria

05 mars 2026 | 08:30

Sot do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet me fillim nga ora 09:00.

Në njoftim thuhet gjithashtu se nga ora 12:00, kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës…