Prishtina në natën e 16-të të karantinës, edhe një rast me Covid-19 (Video/Foto)

27 prill 2020 | 23:08

Prishtina ka hyrë në natën e 16-të në karantinë, edhe me një rast të infektuar me Covid-19.

Edhe sonte rrugët e kryeqytetit ishin të qeta, me lëvizje të rralla dhe kohë pas kohe edhe kontrolle të policisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sonte për 35 të shëruar me Covid-19, që është një lajm i mirë, por ka konfirmuar edhe për 17 raste të reja.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 780.

Numri i të shëruarve me Covid-19 ka arritur në 201, ndërkaq 22 pacientë kanë humbur jetën.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se akoma nuk ka kaluar rreziku. “Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më poshtë keni videot dhe fotot të realizuara sonte në Prishtinë nga ekipi i “Epokës së re”:

 

 

 

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…