29-shja e PDK-së vazhdon fushatën elektorale, vlerëson kontributin e grave në çdo etapë të shoqërisë sonë
02 qershor 2026
| 11:35
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29 nga Ferizaj, Kaltrinë Lohaj, ka njoftuar se ndarë disa çaste shumë të veçanta me gratë e Balajve, gra të forta që me guximin dhe sakrificën e tyre kanë lënë gjurmë në historinë tonë.
“Mirënjohëse për pritjen e ngrohtë, për respektin dhe për bisedat e vlefshme që ndamë së bashku. Takime të tilla të kujtojnë se sa e rëndësishme është të ruajmë kujtesën dhe të vlerësojmë kontributin e grave në çdo etapë të shoqërisë sonë”, ka shkruar Lohaj mbi një video të publikuar në rrjetet sociale.



