3 të vdekur dhe 168 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut 

09 korrik 2020 | 15:41

168 të infektuar, tre të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar tre pacientë me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi, kurse viktima tjetër është nga Gostivari, raporton “AlsatM”.

Në Maqedoninë  e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 7 572 persona me Covid-19, prej të cilëve 3 624 janë shëruar dhe 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Për momentin në Maqedoni janë 3 586 raste aktive

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 4 mijë e 100 të infektuar me koronavirus sa…