30 ditë burg për prizrenasin që rrahte të dashurën

03 gusht 2018 | 10:51

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një Z.Q. banorë i fshatit Romaj të Prizrenit.

I njëjti sipas komunikatës së gjykatës disa herë me radhë e kishte sulmuar të dashurën e tij.

Viktima sipas njoftimit të gjykatës ka pasur lëndime trupore ndërsa i pandehuri disa herë me radhë e kishte përsëritur veprimin e tij.

Në një njoftim të mëhershëm për rastin policia kishte sqaruar se motivet e sulmit ishin motive të gjelozisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar mbrëmë nga policia në Gjilan për…