30 ditë paraburgim për Ikballe Hudutin

09 janar 2020 | 15:16

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Ikballe Berisha-Hudutin, e cila është arrestuar më 7 janar nga policia pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit,.

Kjo gjykatë ka bërë me dije se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës I.H për shkak të veprës penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni 187 par. 1 nënpar.1.1, neni 187 par. 1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 si dhe neni 187 par.1 nën par. 1.1 e 1.2 pika 1.2.3”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura I.H ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ku dëshmohet postimi i të pandehurës në rrjetin social ‘Facebook’, e me të cilat postime është bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste. Po ashtu Gjykata ka konsideruar se ekziston frika e bazuar se po që se e pandehura do të mbrohet në liri mund ti qaset arratisë për ti ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet, ku në këtë mënyrë do ta pengoj rrjedhën normale të procedurës”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ylber Çitaku Në përvjetorin e 21-të! Dita 9 janar…