30 ditë paraburgim për pjesëtarin e FSK-së që dyshohet se abuzoi me të miturën

10 shkurt 2019 | 14:44

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M. S, pjesëtar i FSK-së, i komunitetit serb, që dyshohet se abuzi seksualisht me një vajzë 16 vjeçare

Gjykata ka njoftuar se i pandehuri dyshohet se më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16- vjeçare N. K.

“Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 232 paragrafi 3 nënparagrafi 3.7 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Siç është thënë në njoftimin e kësaj gjykate, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një medalje evropiane e fituar nga karateja në kampionatin…