30 ditë paraburgim për serbin që foli kundër UÇK-së në Rahovec

20 korrik 2025 | 20:35

Igor Popovic, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturit drejtorit të “Zyrës për Kosovën”, Petar Petkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Kjo pasi i ishte arrestuar për shkak të deklaratave fyese ndaj UÇK-së dhënë në Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Po i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj”, tha ajo.

Për këtë rast kishte reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Xhelal Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një atmosferë më shumë si mbërritja e një sheiku…