
30 të arrestuar në Kazakistan, kundërshtojnë ish-presidentin në zgjedhjet parlamentare
10 janar 2021
| 21:28
Së paku 30 persona janë arrestuar në Kazakistan kur kanë dalë kundër ish-presidentit Nursultan Nazarbayev në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Protestuesit kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve dhe largimin nga pushtetit të Nazarbayevit.
Partia Nur Otan e prirë nga Nazarbayev pritet të fitojë zgjedhjet, ashtu siç ka bërë në dekadat e fundit, me asnjë parti opozitare që ka marrë pjesë në zgjedhje. Partia socialdemokrate, opozitarja e vetme, ka bojkotuar zgjedhjet.
Mungesa e konkurrencës në zgjedhje do të zbehë shpresën për reforma politike të kërkuara nga partnerët perëndimor, mirëpo do t’i ndihmojë që të ketë stabilitet që mundësoi miliona dollarë investime të huaja, kryesisht nga nafta, gazi dhe minierat.