30 VITE NGA FJALIMI I LËVIZJES NË NDERIM TË MARTIRIT TË KOMBIT FEHMI ADEMI

02 qershor 11:14

Ismet Sylejmani

Varrimi i madh, masiv e popullor në Prishtinë i martirit Fehmi Ademi, ishte rasti i parë dhe më i madhi në Kosovën e pas demostratave të vitit 1981 dhe 1989 e 1990, në të cilin LPRK foli hapur dhe qartë, tregoi para familjes së Martirit të Kombit Fehmi Ademi dhe para familjeve të Heronjëve e Dëshmorëve të Atdheut, para veprimtarëve e ish-të burgosurve politik, para armiqëve, pushtuesve serb dhe veglave të tyre, dhe para miqve e aleateve, se ka ardhur koha, ku populli shqiptar, zjarrit do ti përgjigjet me zjarr dhe plumbit me plumb, dhe të gjithë atyre që do të vijnë të na vrasin, vdekjen do të ua japim!

Më 2 Qershor 1991 ishte fjalimi dhe paraqitja ime e dytë në emër të LPRK-së dhe më e madhja, pas fjalimit tim të parë në fsh. Llaushë në Podujevë, në 1 vjetorin e rënies dhe të inaugurimit të përmendores në formë lule, te varri i Heroit të Kombit Fahri Fazliu!

Dalja ime në emër të LPRK në tribunën ku mbaheshin fjalimet në nderim të Martirit të Kombit Fehmi Ademi, i vrarë nga eskadronet serbe të vdekjes afër Kronit të Mbretit në Korroticë, ishte ngjarje e madhe dhe me efekte të shumta!

Atë ditë para qindra dhe mijëra njerëzve anë e mbanë Kosovës, që ishin ardhur dhe mbledhur për ti dhënë lamtumirën e fundit shqiptarit të vrarë nga pushtuesit serb, LPRK e tha fjalen e sajë!

LPRK jo vetëm doli hapur e publikisht para masës së madhe popullore, por edhe e denoi vrasjen e pafajshme dhe monstruoze të shqiptarit Fehmi Ademit!

Në fjalimin tim në emër të LPRK, për herë të parë goditja kundër Serbisë pushtuese ishte e drejtëperdrejtë, ashtu sikur nuk ishim mësuar ta themi e ta dëgjojmë publikish deriatëherë!

LPRK e kishte për obligim, i takone dhe duhej ta bënte atë hap, jo vetëm të dilte hapur e paekuivoke në mbrojtje të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që ishte shpallur me 7 Shtator të vitit 1990 nga deputet e Kuvendit në Kaçanikun Legjendar, por edhe duhej ta paralajmeronte Serbinë pushtuese dhe veglat e sajë, se kishin filluar përgaditjet për orën e madhe të historisë dhe se paralajmerimi ishte serioz dhe i vendosur!

Me 8 Qershor 1991 nga LPRK nisi fillimi i lëvizjes së madhe, u nis delegacioni i parë zyrtarë për vizitë në Shqipëri!

Kjo vizitë e parë i parapriu vizitës së dytë të lartë dhe historike të delegacionit të udhëheqjës së Lëvizjes brenda e jashte vendit, sepse në Tiranë u realizua takimi i madh në mes Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia dhe një pjese të delegacionit të LPRK-së Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu dhe Xhavit Haliti!

Zanafilla konkrete e UÇK-së!

Martirin e Kombit Fehmi Ademi në 30 vjetorin e vrasjes së Tij nga rregjimi serb, jo vetëm duhet ta përkujtojmë e ta nderojmë, por Atij duhet ti behen nderimet të mëdha dhe duhet të merret inisiativa institucionale, që ndaj Tij të bëhen e të kryhen të gjitha detyrimet kombëtare e shtetërore, sepse me vrasjen dhe varrimin e Tij, Ai i ka dhënë shumë luftës për liri dhe çlirim nga Serbia pushtuese!

Lavdi e përjetshme Martirit të Kombit Fehmi Ademi!

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!

Prishtinë, më 2 Qershor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja seksi, Trejsi Sejdini, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet…