30 vjet marrëdhënie diplomatike, Rama bisedon me Zelenskyn: Shqipëria do të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën

13 janar 2023 | 14:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Situata në Ukrainë, ndihma humanitare dhe ushtarake si dhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev kanë qenë në fokus të bisedës telefonike ndërmjet Ramës dhe Zelenskyt.

Rama ia ka bërë me dije Zelenskyt se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, shkruan “RTSh”.

Gjithashtu, gjatë vitit 2023, Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U. në lokalin “Bon…