
Daut Haradinaj për komandant ‘Tigrin’: Njeri i urtë, gjithmonë në vijën e parë të frontit
25 maj 2020
| 14:05
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar komandantin “Tigrin”, në 19-vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj e ka përshkruar komandant “Tigrin” si një njeri të rrallë, të urtë dhe fjalëpakë.
“Fadil Nimani ‘Komandant Tigri’, një njeri i rrallë, i urtë dhe fjalëpakë. Gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri kudo që e kërkonte nevoja. I përjetshëm kujtimi për ty Komando”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Fadil Nimani ka rënë dëshmor më 25 maj të vitit 2001 në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113-të “Ismet Jashari-Kumanova”.