31-shi i PDK-së, mjek dhe ligjerues universitar

27 dhjetor 2025 | 09:30

Me një karrierë të gjatë në shërbim të shëndetit publik dhe arsimit universitar, Dr. Gazmend Maliqaj, kandidat i Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës përfaqëson profilin e profesionistit që e njeh nga afër sistemin shëndetësor, sfidat e tij dhe nevojën për reforma reale e të qëndrueshme.

Si kardiolog, ai ka qenë çdo ditë pranë pacientëve, duke u përballur drejtpërdrejt me problemet e shëndetit, mungesat institucionale dhe nevojën për politika më të drejta në shëndetësi.

Paralelisht me praktikën mjekësore, angazhimi i tij si asistentë universitar në Universitetin e Prishtinës e ka vendosur Dr.Maliqajn në qendër të formimit të gjeneratave të reja të mjekëve.

Edukimi, etika profesionale dhe përgjegjësia institucionale janë vlera që ai i ka kultivuar ndër vite.

Hyrja e tij në politikë vjen si rezultat i bindjes se ndryshimi i vërtetë kërkon njerëz me dije, integritet dhe përvojë reale nga terreni, e jo vetëm premtime.

Kandidatura e Dr. Gazmend Maliqajt në radhët e PDK-së shihet si përpjekje për të sjellë zërin e profesionistëve në vendimmarrje, veçanërisht në fushat kyçe si shëndetësia, arsimi dhe politikat sociale.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit paraqesin një moment të rëndësishëm për vendin, ndërsa kandidatë me profil profesional dhe akademik, si Dr. Maliqaj, synojnë të jenë ura lidhëse mes dijes shkencore dhe politikave publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja dhe piktorja Shkurta Haxhiu është e eliminuara e dytë…