
31 vjet më parë u themelua LDK-ja
23 dhjetor 2020
| 08:00
Sot bëhen 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova, që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari derisa ndërroi jetë.
Me këtë rast kryesia dhe anëtarësia e LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova.