32 organizata joqeveritare dorëzojnë peticion kundër deponisë së hirit në KEK

27 maj 2020 | 15:11

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit 32 organizata joqeveritare kanë dorëzuar peticionin “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përfaqësuesi i OJQ-ve, Avdyl Gashi, ka thënë se kjo deponi e hirit po i shkakton dëme të mëdha njerëzve dhe ambientit.

Sipas tij, deri me tani as ministria e as KEK-u nuk kanë ndërmarr asnjë masë për me i informua qytetarët për rrezikun që i kanoset.

“Këtë peticion e kemi ngritë pasi dëmi ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ambientit, as ministria e as KEK-u nuk kanë marrë asnjë veprim ma bazik qoftë edhe në informimin e qytetarëve për rrezikun qe i kanoset nëse afrohen në këtë liqen. Presim prej ministrisë me ndërmarra hapa të tyre”, tha ai, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi sot xhudistët e karantinuar në klubin…