
32 të vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit në Kosovë
02 shtator 2021
| 15:14
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 32 persona nga Covidi dhe janë paraqitur 1 612 raste të reja me koronavirus.
“Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471. Në total numri i rasteve aktive është 26.524”, ka njoftuar MSh-ja.