32 vjet nga rënja heroike e dy dëshmorëve të kombit, Besim Latifi e Skender Munolli

13 shtator 2022 | 10:56

Mesnata e 13 shtatorit të vitit 1990 për Pollatën ishte një nate e tmerrshme, pasi që ne kët grykë u ngjitën forcat serbe me helikopter, blinda e tanke për ti sulmuar familjet Munolli dhe Latifi, dhe për të ra ne altarin e liris dy vigan te kombit Skënder Munolli dhe Besim Latifi.

Forcat serbe  natën e 13 shtatorit kishin rrethuar Pollatën, për t’i sulmuar në mëngjesin  e hershem te 13 shtatorit, barbarët ne mënyrë tinëzare u vërsulen mbi familjet Munolli dhe Latifi, sulmet e forcave serbe kishin filluar me blinda tanke, te ndihmuar edhe nga ajri me helikopter, dhe po sulmonin çdo gjë që shihnin përpara nga frika qe ata kishin.

Forcat serbe e dinin shumë mirë se shqiptari nuk dorëzohet kurrë për se gjalli, ata u munduan te fusin friken e tmerrin dhe ti bënin që të dorëzohen, por ishte e kot, familja Munolli dhe Latifi nuk u dorëzuan dhe qëndruan heroikisht.

Dy trimat e lirisë Besimi Latifi dhe Skënder Munolli, filluan tu kundërpërgjigjen me zjarre forcave te shfrenuara serbe, edhe pse ishin te pa barabartë ne front, dy trimat Skenderi e Besimi për disa orë  qëndruan heroikisht, nga rrethimi i hekurt i forcave serbe, ata bien heroikisht ne altarin e lirisë, pushka e tyre e lirisë jehoj anembanë trojeve shqiptare dhe me gjerë.

Lavdi heroizmit të Dëshmorëve të Kombit??..✍️Hysen Mustafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit Antony J.Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike…