325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

15 gusht 2021 | 11:37

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 325 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 242 me oksigjeno-terapi dhe 11 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK, 132 pacientë janë të shtrirë, 92 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 109 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 86 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
– Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 35 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
– Spitali i Pejës, 33 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e intelektualit dhe liderit…