(Foto / Videoreportazh, nata XIV në Prishtinë) Sonte, lëvizje më pak

19 korrik 2020 | 23:10

Masat kufizuese anti Covid pothuajse janë duke u respektuar në Prishtinë.

Edhe në natën e katërmbëdhjetë nga ora 21:00 ka pasur më pak lëvizje të qytetarëve, po ashtu edhe qarkullim të veturave.

Masat kufizuese janë duke u respektuar nga ora 21:00 edhe nga bizneset e gastronomisë.

Po ashtu, edhe sonte në rrugët e kryeqytetit më shumë vërehej qarkullim i taksive, veturave të bizneseve dhe të atyre që dërgojnë porosi të ushqimeve, raporton “Epoka e re”.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 5 735, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 968.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka kërkuar liberalizim e vizave për…